“Kujdes kur flet për Dukagjinin”, debat mes këshilltarëve demokratë në Shkodër

Publikuar me datë:

Diskutimi për riorganizimin territorial të Bashkisë Shkodër ka sjellë edhe një përplasje mes dy këshilltarëve demokratë, Florian Bjankut dhe Fatmir Vojvodës.

Debati u zhvillua teksa në Këshillin Bashkiak po diskutohej propozimi për riorganizimin e zonës së Dukagjinit, e cila në kuadër të ndryshimeve të reja administrative parashikohet të marrë statusin e një “qyteti”, së bashku me Velipojën.

Gjatë diskutimit, Vojvoda iu drejtua Bjankut duke i kërkuar të tregonte kujdes në mënyrën se si shprehej për Dukagjinin.

“Kujdes kur flet për Dukagjinin, se Dukagjinin nuk e ul askush. Ka burra ai vend”, tha Vojvoda.

Përplasja mes dy këshilltarëve mësohet se erdhi si pasojë e një keqkuptimi gjatë debatit dhe nuk vijoi më tej.

Në përfundim të mbledhjes, Këshilli Bashkiak i Shkodrës votoi pro qëndrimit në favor të riorganizimit territorial të bashkisë, në kuadër të projektligjit për ndarjen e re administrative-territoriale.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

SHBA dhe Kuba drejt marrëveshjes, shmanget opsioni ushtarak

Presidenti Donald Trump shprehu të shtunën besimin se Shtetet...

Sulm në Pakistan, të paktën 12 të vrarë dhe 30 të plagosur

Të paktën 12 persona kanë humbur jetën dhe rreth 30 të tjerë janë plagosur pas një sulmi vetëvrasës të ndodhur në një pikë kontrolli policore në distriktin Dera Ismail Khan, në provincën Khyber Pakhtunkhëa të Pakistanit. Ngjarja u regjistrua të shtunën pranë Aman Melas, në zonën Darazinda. Sipas autoriteteve lokale, një automjet i mbushur me […]