Tensione në Kuvend/ Ministrja Ismailaj kërkon fjalën, Noka bllokon foltoren, opozita iu bie tavolinave: Dorëheqje të Ramës. Ndërpritet seanca

Publikuar me datë:

Me tensione po shoqërohet seanca e sotme plenare, ku kryefjalë e debateve është skandali që përfshiu ish-kreun e SHISH, Vlora, Hyseni, e cila akuzohet nga SPAK se ka favorizuar dhe ndihmuar në arrati biznesmenin Ergys Agasi.

Ky i fundit është përfshirë në aferën e AKSHI-t, ku thuhet se ka ndërhyrë në tenderat dhe ka marrë peng biznesmenë për t’u tërhequr nga garat. Pasi fjala e tij prej 2 minuta i përfundoi, deputeti i PD-së, Flamur Noka nuk pranoi që të lironte foltoren, ndërkohë që Peleshi e paralajmëroi disa herë.

Kryeparlmentari Peleshi njoftoi se do të fliste ministrja Ismailaj, ndërkohë që Noka refuzoi që të lironte foltoren, duke bërë që ndërpritej sërish seanca. Peleshi njoftoi 5 minuta pushim.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Kultivonte bimë narkotike, arrestohet 50-vjeçari në Vaun e Dejës

Policia e Vaut të Dejës, ka kryer disa kontrolle në terren për evidentimin dhe goditjen e rasteve të kultivimit të bimëve narkotike. Si rezultat i kontrolleve është bërë e mundur arrestimi i shtetasit Mark Delija 50 vjeç, e banues në Shkodër. Nga veprimet e kryera, 50-vjeçari ka kultivuar 143 bimë të dyshuara narkotike kanabis në […]

Konfrontime me policinë, një protestues humb ndjenjat

Përshkallëzohen tensionet në protestën afër Kuvendit. Gjatë konfrontimit me policinë,...

Tensionohet situata te Kuvendi, përplasje mes policisë dhe protestuesve. Disa të shoqëruar

Është tensionuar situata te Kuvendi. Ka përplasje mes protestuesve...