Tensione në Kuvend/ Ministrja Ismailaj kërkon fjalën, Noka bllokon foltoren, opozita iu bie tavolinave: Dorëheqje të Ramës. Ndërpritet seanca

Publikuar me datë:

Me tensione po shoqërohet seanca e sotme plenare, ku kryefjalë e debateve është skandali që përfshiu ish-kreun e SHISH, Vlora, Hyseni, e cila akuzohet nga SPAK se ka favorizuar dhe ndihmuar në arrati biznesmenin Ergys Agasi.

Ky i fundit është përfshirë në aferën e AKSHI-t, ku thuhet se ka ndërhyrë në tenderat dhe ka marrë peng biznesmenë për t’u tërhequr nga garat. Pasi fjala e tij prej 2 minuta i përfundoi, deputeti i PD-së, Flamur Noka nuk pranoi që të lironte foltoren, ndërkohë që Peleshi e paralajmëroi disa herë.

Kryeparlmentari Peleshi njoftoi se do të fliste ministrja Ismailaj, ndërkohë që Noka refuzoi që të lironte foltoren, duke bërë që ndërpritej sërish seanca. Peleshi njoftoi 5 minuta pushim.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related