Koçeku në Kuvend: Kryeministri të vijë në Parlament dhe të thotë çfarë dinte, kreu i ri i SHISH të përgjigjet para deputetëve

Publikuar me datë:

Deputetja e pavarur Marjana Koçeku ka reaguar në Kuvend lidhur me zhvillimet e fundit në institucionet e drejtësisë dhe çështjen që lidhet me dyshimet për nxjerrje të sekreteve shtetërore.

Gjatë fjalës së saj, Koçeku iu referua vendimit të GJKKO-së për masat e sigurisë ndaj një zyrtareje, duke thënë se ajo dyshohet se ka nxjerrë sekrete shtetërore dhe ka ndihmuar Ergys Agasin, personin që, sipas saj, është nën akuzë.

“Këtë javë GJKKO vendosi arrest shtëpie dhe pezullim detyre , dyshohet se ka nxjerrë sekrete shtetërore dhe ka ndihmuar Agasin, njeriun që akuzohet. Këto dy ditë kemi dëgjuar dy teza, njëra thotë ra shteti dhe tjetra u pjek drejtësia. Kryeministri shkroi nga New York , dhe kërkoi edhe ndjesë për vonesën e reagimit për shkak të orareve por për garancinë jo. Tek ne ai që garanton për tjetrin quhet dorëzanë,  dhe dorëzani del vet e përgjigjet. Në fund të qershorit drejtoresha e SHISH mbi 2 orë foli për rreziqe ndaj sigurisë tonë kombëtare dhe krimin e organizuar dhe ky Kuvend e dëgjoi. Kryeministri sapo të kthehet duhet të vijë në sallë dhe të na thotë çfarë dinte. E dyta një vlerësim të plotë të dëmit para komisionit të Sigurisë. Dhe kreu i ri i SHISH para se të dekretohet të vijë para Kuvendit dhe t’i përgjigjet pyetjeve tona”, tha Koçeku.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Detajet/ Një person paraqitet i plagosur në Spitalin Rajonal të Lezhës

Një person është paraqitur i plagosur në Spitalin Rajonal...

Përplasjet me policinë në protestë, zbulohet numri i të shoqëruarve në komisariate

Përplasjet me policinë, zbulohet numri i të shoqëruarve në...

Kultivonte bimë narkotike, arrestohet 50-vjeçari në Vaun e Dejës

Policia e Vaut të Dejës, ka kryer disa kontrolle në terren për evidentimin dhe goditjen e rasteve të kultivimit të bimëve narkotike. Si rezultat i kontrolleve është bërë e mundur arrestimi i shtetasit Mark Delija 50 vjeç, e banues në Shkodër. Nga veprimet e kryera, 50-vjeçari ka kultivuar 143 bimë të dyshuara narkotike kanabis në […]

Konfrontime me policinë, një protestues humb ndjenjat

Përshkallëzohen tensionet në protestën afër Kuvendit. Gjatë konfrontimit me policinë,...