Bisedat e ish-kreut të SHISH me Ergys Agasin/ Noka ironizon Peleshin: Kryetar në ikje, vendin do të ta zërë Tao

Publikuar me datë:

Sekretari i përgjithshëm i PD-së, Flamur Noka nga Kuvendi s’i kurseu ironitë në drejtim të Peleshit, duke iu referuar bisedave të ish-kreut të SHISH, Vlora Hyseni me biznesmenin Ergys Agasi. Po ashtu ai kërkoi dorëheqjen e Ramës, dhe që ky i fundit të ishte i pranishëm në seancë.

“Zoti kryetar në ikje se do të ta zërë vendin Tao ty tani. Çfarë pret që të japë dorëheqje Rama? Kush e emëroi Vlora Hysenin? Kush e mbajti? Ajo është bashkëpunëtore e shkëlqyer e shërbimeve të huaja, thoshte kreu i nakros, tani na del me disa lidhje. Siguria kombëtare ka rënë. Çfarë duhet të ndodhë më shumë që ky Kuvend të ngrihet në lartësinë e kërkesave që kanë qytetarët. Shërbimet e këtij vendi janë në duart e karteleve. Ajo zonja thotë në përgjime; shpirt. Çunat të vazhdojnë lirshëm, se unë i fik radarët e shtetit. Çfarë jeni që rrini këtu? Kujt i shërbeni? Siguria kombëtare dhe sikur mos të ishte vetëm kaq, je vend anëtar i NATO-s, dhe ju rrini këtu sikur nuk na ndodhur gjë?! Si mund të vijojë seanca, ai kryenarkosi të vijë këtu dhe të japë dorëheqje. Narko-shtet. S’mund të pranojë opozita që të ketë seancë normale, ta harroni seancën normale. Duhet të flasim për sigurinë kombëtare dhe ai të japë dorëheqjen. Ky është treguesi. Ndaj vidhni, blini kartelet. Doni vota. Nuk mund të rrimë këtu të rrethuar sikur të ishim në pushtim. Do të kërreheni se jeni skllevër të narko-shtetit. Të vijë kreu i narkos këtu.”, tha ai.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related