Vau i Dejës dhe Perugia hapin rrugën drejt binjakëzimit, Shkreli: Bashkëpunim në disa fusha

Publikuar me datë:

Bashkia Vau i Dejës ka nisur një nismë për vendosjen e një marrëdhënieje të qëndrueshme bashkëpunimi me qytetin italian të Perugias. Hapi i radhës pritet të jetë binjakëzimi mes dy bashkive, me synimin për të krijuar lidhje më të forta institucionale dhe për të shkëmbyer eksperienca në fusha të ndryshme.

Kryetari i Bashkisë Vau i Dejës, Kristian Shkreli, zhvilloi një takim në Perugia me kryetaren e bashkisë, Vittoria Ferdinandi, ku u diskutua konkretizimi i kësaj nisme dhe mundësitë për bashkëpunim të mëtejshëm.

Në takimin e zhvilluar në Itali ishte e pranishme edhe një pjesë e përfaqësuesve të Bashkisë Vau i Dejës, përfshirë drejtues të Këshillit Bashkiak, këshilltarë, administratën dhe përfaqësues të strukturave të financës.

Shkreli tha se synimi është që marrëdhënia mes dy qyteteve të mos kufizohet vetëm te një marrëveshje institucionale, por të shoqërohet me projekte dhe shkëmbime konkrete.

Sipas tij, bashkëpunimi mund të shtrihet në kulturë, turizëm, ekonomi, administrim vendor dhe promovimin e vlerave të dy territoreve.

“Binjakëzimi synon të shkojë përtej një marrëveshjeje formale, duke krijuar ura të reja në kulturë, turizëm, ekonomi, administrim vendor dhe promovimin e vlerave të dy territoreve”, u shpreh Shkreli.

Për Bashkinë Vau i Dejës, lidhja me Perugian shihet edhe si një mundësi për të përfituar nga eksperienca italiane në zhvillimin lokal dhe për të prezantuar potencialet turistike, kulturore dhe ekonomike të zonës.

Në vijim pritet që bashkëpunimi të konkretizohet përmes projekteve të përbashkëta dhe shkëmbimeve mes institucioneve, komuniteteve dhe strukturave lokale të dy bashkive.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Trajneri i Spartakut: Daku i pakënaqur me rolin

Trajneri i Spartakut të Moskës, Vadim Romanov, ka bërë...

Arrestohet në Itali 47-vjeçari i dënuar me 15 vite burg në Shqipëri

Autoritetet italiane kanë ndaluar Alok Mittra, 47 vjeç, i...

Kombëtarja bashkohet e plotë/ Maran nis përgatitjet me të gjithë lojtarët në dispozicion

Kombëtarja shqiptare ka vijuar përgatitjet me të gjithë grupin e lojtarëve të grumbulluar, ndërsa ndajnë vetëm tre ditë nga sfida e parë në Ligën e Kombeve kundër Bjellorusisë që do të zhvillohet në Tiranë. Kombëtarja rikthehet e plotë në stërvitje Trajneri Rolando Maran ka në dispozicion komplet listën e futbollistëve të thirrur, por përjashtim bën […]