Kombëtarja bashkohet e plotë/ Maran nis përgatitjet me të gjithë lojtarët në dispozicion

Publikuar me datë:

Kombëtarja shqiptare ka vijuar përgatitjet me të gjithë grupin e lojtarëve të grumbulluar, ndërsa ndajnë vetëm tre ditë nga sfida e parë në Ligën e Kombeve kundër Bjellorusisë që do të zhvillohet në Tiranë.

Kombëtarja rikthehet e plotë në stërvitje

Trajneri Rolando Maran ka në dispozicion komplet listën e futbollistëve të thirrur, por përjashtim bën Qazim Laçi, i cili është larguar për shkak dëmtimi. Edhe Ivan Balliu mbetet në dyshim pasi po vuan një dëmtim dhe vijon të monitorohet nga stafi mjekësor.

Tre lojtarë të Superligës shqiptare janë aktualisht të përfshirë në ekip: portieri i Egnatias, Mario Dajsinani, mesfushori Klevi Qefalia dhe mbrojtësi Naser Aliji, të dy të Dinamo Tiranës. Ndërkohë, mbrojtësi Ysni Ismaili, për të cilin ishte përfolur se do të thirrej nga kryeqyteti, nuk është ftuar nga trajneri italian dhe sipas Federatës Shqiptare të Futbollit ai nuk është bashkuar me përfaqësuesen.

I ftuar në ekip është edhe Feta Fetai, mesfushori që aktivizohet në Kroaci. Mbrojtësi Ismaili nuk iu bashkua as Dajsinanit, Alijit apo Qefalisë, edhe pse është shqiptar nga Maqedonia e Veriut. Federata sqaron se ai nuk ka qenë as në listën e kërkuar nga tekniku.

Me vetëm tri ditë që ndajnë kombëtaren nga ndeshja e 26 shtatorit në “Arenën Air Albania”, Maran raportohet se po punon për të formësuar XI-të më në formë, ndërsa duket se ka një ide të qartë për formacionin që do të hedhë në fushë.

Parashikohet që kuqezinjtë të luajnë ofensivisht, pavarësisht forcës fizike, shpejtësisë dhe gjatësië së ekipit bjellorus që konsiderohet kundërshtar i vështirë.

Tekniku italian nuk ka përfshirë këtë herë elementë të njohur si Asani, Bajrami apo Broja. Ndërkohë, Sina në mbrojtje dhe Kerjota si lojtar ofensive janë debutuesit që janë ftuar për herë të parë në grumbullimin e Shqipërisë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

“Shkodra ka plot dashuri”, humor dhe muzikë në skenën e “Migjenit”

Teatri “Migjeni” në Shkodër ka pritur premierën e varietetes...

Lezhë/ Zbardhet emri i të plagosurit me armë zjarri në Manati, në gjendje shumë të rëndë

Zbardhet identiteti i personit të plagosur me armë zjarri...