Robert Ndrenika i përgjigjet kritikave: “Veliajn e kam bir për shpirt”

Publikuar me datë:

Aktori i mirënjohur Robert Ndrenika ka reaguar pas sulmeve dhe komenteve negative që mori pas takimit me kryebashkiakun Erion Veliaj në ambientet e gjykatës. Në një prononcim ekskluziv për Report Tv, Ndrenika është shprehur i habitur nga reagimet e ashpra të një grupi njerëzish dhe politikanësh.

Aktori e ka vlerësuar figurën e Veliajt në nivel personal, duke u shprehur: “E kam bir për shpirt, ia njoh jetën”.

Ndrenika ka zgjedhur të shpërfillë gjuhën e urrejtjes, duke theksuar se nuk i kupton arsyet e këtij reagimi agresiv ndaj tij. Ai konfirmoi se do të jetë sërish pranë tij nëse do të jetë e nevojshme, duke treguar një lidhje emocionale të fortë që tejkalon rrethanat politike.

Ky reagim vjen si një përgjigje direkte ndaj zhurmës mediatike që u krijua pasi aktori u shfaq publikisht në krah të kryebashkiakut gjatë proceseve të tij gjyqësore.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Makina përfundon në kanal në aksin Lushnje-Fier, banorët shpëtojnë babë e bir

Një aksident i rëndë është regjistruar mesditën e kësaj...

SPAK kërkon 98 vite burg për Durim Bamin, Aldo Avdylin dhe 5 të tjerë

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar,...

E rëndë në Delvinë, rrufeja godet kopenë me 150 bagëti

Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur paraditen...