10 vite Muzeu “Marubi”, Benet Beci: Një krenari për kulturën dhe identitetin e Shkodrës

Publikuar me datë:

Kryetari i Bashkisë së Shkodrës, Benet Beci, ka vlerësuar 10-vjetorin e Muzeut Kombëtar të Fotografisë “Marubi”, duke e cilësuar atë si një nga projektet më të rëndësishme kulturore për qytetin.

Përmes një postimi publik, Beci shprehet se muzeu është një nga veprat që e bën më krenar për Shkodrën, ndërsa thekson se ai dëshmon se kur ekziston një ëndërr dhe punohet fort për të, projektet marrin jetë.

Sipas tij, suksesi i “Marubit” i jep më shumë besim edhe projekteve të tjera kulturore që po zhvillohen aktualisht në qytet, si Muzeu i Lundrimit dhe tre muze të tjerë që pritet t’i shtohen Shkodrës në të ardhmen.

Beci thekson se kultura, muzetë dhe historia janë pjesë e identitetit të qytetit dhe duhet t’u trashëgohen brezave, për ta bërë Shkodrën gjithnjë e më krenare me rrënjët e saj.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Ministria e Mbrojtjes: Pesë vatra aktive zjarresh, asnjë rrezik për zonat e banuara

Ministria e Mbrojtjes bëri bilancin e situatës së zjarreve...

SHBA/ 11-vjeçarja akuzohet për vrasjen e vëllait 15-vjeçar

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Oklahoma të SHBA-së,...

“Përtej murit” në Venecia/ Historia e Zojës së Këshillit të Mirë, nga Shkodra në Genazzano

Historia e Zojës së Këshillit të Mirë, një prej figurave më të rëndësishme të traditës fetare shqiptare, është sjellë në ekran përmes dokumentarit “Përtej murit”, me regji të Gjon Kolndrekajt. Filmi u prezantua në Festivalin e Venecias dhe trajton historinë gati 600-vjeçare të ikonës, si dhe lidhjen e saj me Shkodrën dhe Genazzanon në Itali. […]