ANSA: Vlora Hyseni jashtë Shqipërisë, pas urdhrit të arrestit ndaj kreut të SHISH-it

Publikuar me datë:

Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) ka lëshuar një urdhër arresti për drejtoreshën e Shërbimeve Sekrete të Shqipërisë, Vlora Hyseni, e cila është me origjinë nga Kosova.

Kjo masë sigurie vjen si pjesë e një hetimi për korrupsion që lidhet me tenderët e Agjencisë Shtetërore për Sistemet Informatike, ku është përfshirë edhe biznesmeni Ergys Agasi. Agasi, që kishte shmangur autoritetet për disa muaj, u kap në gushtin e kaluar.

Urdhri i arrestit për Hysenin nuk është zbatuar deri tani, ngaqë ajo ndodhet jashtë Shqipërisë. Mediat raportojnë se Hyseni dyshohet për “zbulim të sekreteve shtetërore”.

Gjatë hetimeve është përfshirë edhe ish-drejtori i përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda. Policia ka kontrolluar banesën e tij dhe i ka sekuestruar telefonin, por nuk është marrë asnjë masë sigurie ndaj tij.

Ndërkohë, janë arrestuar drejtuesi i laboratorit të policisë shkencore si dhe një ekspert kriminalist.

Prokuroria e Posaçme, e cila po udhëheq hetimet, nuk ka dhënë ende një deklaratë zyrtare mbi këtë rast.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Euro vijon rënien, shënon një tjetër rekord të ulët në 91.4 lekë

Kursi i këmbimit të Euros me Lekun po pëson rënie të mëtejshme këtë javë. Sipas kursit zyrtar të këmbimit të Bankës së Shqipërisë, Euro u këmbye sot me 91.4 lekë, niveli më i ulët i të gjitha kohërave. Rënia e vazhdueshme e Euros që prej tremujorit të parë të këtij viti i ka përshpejtuar ndjeshëm […]

Kroaci/ I kërkuar nga Serbia për krime lufte, lihet i lirë shqiptari nga Kosova

Autoritetet kroate kanë vendosur të lirojnë Bajram Bajramin, i...

Tifozët ndërprenë homazhet për Sandro Mazzola, Juventusi gjobitet me 10,000 euro

Juventusi u gjobit me 10,000 euro të martën pasi një pjesë e mbështetësve të saj prishën një minutë heshtje në nder të ish-yllit të Italisë dhe Interit, Sandro Mazzola. Juventusi rrezikoi që ajo pjesë të mbyllej për ndeshjen e radhës, por gjyqtari sportiv i ligës italiane tha se “sanksioni u zbut në dritën e qëndrimit […]