Një tjetër shqetësim për ndotjen e mjedisit vjen nga fshati Gojan i Vogël në Pukë, ku mbeturinat janë grumbulluar në afërsi të kishës së fshatit.
Një banor i zonës shfaq situaten pranë këtij objekti të rëndësishëm për komunitetin.
Ai shprehet i shqetësuar për faktin që hapësira përreth kishës po përdoret për hedhjen e mbetjeve dhe u kërkon banorëve që të mos e shndërrojnë atë në një pikë grumbullimi.
“Ka shkuar kaq keq ndërgjegjësimi i njerëzve”, shprehet banori, duke kritikuar sjelljen e atyre që hedhin mbeturinat në këtë zonë.
Përtej problemit të menaxhimit të mbetjeve, situata ngre edhe çështjen e përgjegjësisë qytetare dhe respektit për hapësirat që përdoren nga komuniteti.
Banori apelon që mbeturinat të mos hidhen më pranë kishës dhe që kjo hapësirë të mbahet e pastër.
Burimi Portali Veriu Sot

