Itali/ 36-vjeçari shqiptar humb jetën gjatë një tentative grabitjeje, hetohet pronari që qëlloi me armë

Publikuar me datë:

Gjovalin Lazri, 36 vjeç, me origjinë nga Vau i Dejës, ka mbetur i vrarë në Itali gjatë një tentative grabitjeje në një banesë që ndodhej në rikonstruksion. Ngjarja ndodhi në orët e natës mes 19 dhe 20 shtatorit, në Baldissero d’Alba.

Sipas rindërtimit paraprak të hetuesve italianë, Lazri dyshohet se ndodhej mes katër apo pesë personave që kishin hyrë në oborrin e një banese. Dyshimi kryesor është se grupi kishte shkuar aty për të marrë materiale ndërtimi, mes tyre pllaka, çimento, vegla pune dhe sende të tjera që ndodheshin në pronë.

Zhurmat kanë alarmuar pronarin e banesës, 35-vjeçarin Roberto Mollo. Sipas mediave italiane, ai ka marrë një pistoletë Beretta 9 mm dhe ka qëlluar ndaj personave që ndodheshin në pronë. Nga 15 fishekët e karikatorit, raportohet se 13 janë përdorur.

Një nga pistat që po shqyrtohet nga hetuesit është se Lazri mund të jetë qëlluar në momentin që po largohej nga banesa. Sipas “La Repubblica”, shqiptari ndodhej rreth 30 metra larg ballkonit nga ku u qëllua dhe dyshohet se po largohej së bashku me pjesëtarët e tjerë të grupit.

Pronari i banesës, Roberto Mollo, është aktualisht nën hetim për vrasje me dashje. Për të sqaruar rrethanat e sakta të ngjarjes, priten rezultatet e ekspertizës balistike dhe autopsisë, të cilat do të ndihmojnë në përcaktimin e distancës, trajektores së plumbave dhe pozicionit të 36-vjeçarit në momentin e të shtënave.

Lazri jetonte prej disa vitesh në Torino, ku jetonte së bashku me partneren dhe djalin e tyre të vogël. Ai administronte një bar në qytet. Sipas raportimeve të mediave italiane, shqiptari kishte pasur edhe më herët probleme me drejtësinë për vepra që lidhen me pasurinë.

Ndërkohë, autoritetet italiane vijojnë kërkimet për identifikimin e personave të tjerë që dyshohet se ndodheshin me Lazrin. Hetuesit po përpiqen të zbardhin lëvizjet e grupit dhe rolin e secilit në ngjarje.

Të gjitha këto janë pjesë e hetimit dhe, në respektim të parimit të prezumimit të pafajësisë, çdo person i përfshirë konsiderohet i pafajshëm deri në një vendim gjyqësor të formës së prerë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

ANSA: Vlora Hyseni jashtë Shqipërisë, pas urdhrit të arrestit ndaj kreut të SHISH-it

Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar...

Tifozët ndërprenë homazhet për Sandro Mazzola, Juventusi gjobitet me 10,000 euro

Juventusi u gjobit me 10,000 euro të martën pasi një pjesë e mbështetësve të saj prishën një minutë heshtje në nder të ish-yllit të Italisë dhe Interit, Sandro Mazzola. Juventusi rrezikoi që ajo pjesë të mbyllej për ndeshjen e radhës, por gjyqtari sportiv i ligës italiane tha se “sanksioni u zbut në dritën e qëndrimit […]

Zjarr pranë Parkut Arkeologjik të Apolonisë, në vendngjarje forcat zjarrfikëse

Një zjarr ka shpërthyer në afërsi të Parkut Arkeologjik të Apolonisë, sipas një njoftimi të bërë nga Drejtoresha e këtij parku. Menjëherë pas marrjes së informacionit për situatën, ekipet e MZSH Fier janë dërguar në vendin e ngjarjes për të ndërhyrë dhe për të marrë nën kontroll situatën. Ende nuk ka informacion për madhësinë e […]