Pas mbylljes së javës së katërt në Kategorinë e Parë, Drejtoria Teknike e FSHF-së ka shpallur formacionin më të dalluar të javës, duke u mbështetur te performancat individuale të lojtarëve në sfidat e fundit të kampionatit.
Zgjedhja është bërë në bazë të modulit 1-4-4-2.
Pozicioni i portierit i është besuar Maltos Becker nga Burreli. Në prapavijë, katër titullarët janë Gabriel Schepanski (Kukësi), Sodiq Atanda (Sopoti), Paolo Kasmollari (Pogradeci) dhe Erblin Koka (Burreli).
Mesfusha e formacionit të javës përbëhet nga Edmond Hoxha (Kastrioti), Alisson (Kukësi), Sabit Bilali (Besëlidhja) dhe Mehdi Çoba (Flamurtari).
Vija e sulmit është përfaqësuar nga Olamide (Besëlidhja) dhe Mavanga (Iliria).
Për këtë javë, drejtimin e formacionit e merr Bledi Kadiu, trajneri i Kukësit, i shpallur si më i miri pas suksesit 3-0 të arritur ndaj Korabit.

