Masa e SPAK pas dyshimeve se kreu i SHISH favorizoi Ergys Agasin/ A do të rikthehet në Shqipëri gruaja e ruajtjes së sekreteve të mëdha për t’u përballur me drejtësinë?

Publikuar me datë:

“A do të rikthehet në Shqipëri gruaja e ruajtjes së sekreteve të mëdha vendit tonë për t’u përballur me drejtësinë?”. Kjo ishte një nga pyetjet e shtruara nga gazetarja Klodiana Lala në një raportim live për News24.

Hyseni akuzohet për përkrahje e autorit të krimit dhe nxjerrje e sekretit, ndërsa dyshohet se ajo ka favorizuar biznesmenin Ergys Agasi. Sipas Lalës, është hera e parë që një drejtues i nivelit kaq të lartë akuzohet për implikime në të tilla krime. Mes të tjerash Lala tha se deri tani nuk ka asnjë reagim zyrtar nga ana e Shërbimit Informativ të Shtetit, se ku ndodhet drejtuesja Vlora Hyseni. Burime për gazetaren Lala kanë pohuar se Hyseni ndodhet në një konferencë me 83 drejtues të tjerë të Shërbimit Informativ nga e gjithë bota, në Baku të Azerbaxhanit.

Ndaj saj ka një masë arresti në shtëpi dhe nëse kalon kërkimi 30 ditor siç e përcakton procedura, emri i saj shpallet në kërkim jo vetëm brenda vendit, por dhe jashtë. Ajo duhet të përballet me drejtësinë për një dosje të ‘nxehtë’ siç është AKSH-i, ku bëhet fjalë për një rrjet kriminal të strukturuar që ndërhynte te tenderat dhe jo vetëm. Ndër të tjera Lala shtroi pyetjen; A do të shkojë SPAK deri te Rama?’, ndërsa shtoi se kjo ngelet për t’u parë.

  • Vlora Hyseni

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related