Forcat RENEA dhe FNSH zbarkojnë në Shkozet, aty ku dyshohet se qëndronte Ergys Agasi

Publikuar me datë:

SPAK dhe BKH kanë ushtruar kontrolle mëngjesin e sotëm në disa banesa në Tiranë, përfshirë banesat e drejtoreshës së Shërbimit Informativ të Shtetit, Vlora Hyseni, ish-drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Ilir Proda, dhe disa ish-zyrtarëve të tjerë.

Syri mëson se kontrolle janë kryer dhe në Shkozet të Durrësit. Syri sjell pamje ekskluzive ku 8 furgona policie dhe forca të ndërhyrjes së shpejtë dhe të RENEA-s janë angazhuar gjatë operacionit të kontrollit në Shkozet për gati 2 orë.

Mësohet se janë sekuestruar kamerat e sigurisë së zonës. Nuk dihet nëse arrestimi i Embro Sulejmani, pronar i një biznesi në Durrës është bërë në këtë zonë.

Sulejmani është menaxher i një restoranti të njohur, i cili është denoncuar jo pak herë nga kreu i PD, Sali Berisha, si vendi ku zhvilloheshin takimet e Ergys Agasit me eksponentë të politikës dhe krimit.

Ndërsa dyshohet se në këtë zonë të Shkozetit ka qëndruar Ergys Agasi gjatë 8 muajve të arratisjes. 

Përveç masës ‘arrest shtëpie’ për Vlora Hysenin, shefen e SHISH, janë ekzekutuar dhe 2 masa sigurie,  një në Durrës dhe 1 në Tiranë. Mësohet se është ekzekutuar masa për Fatjon Kalluci – shef tek laboratori shkencor i policisë dhe Embro Sulejmani – pronar biznesi në Durrës.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Eurodeputetët në Zvërnec, banorët i presin me protesta: Të dëgjohen shqetësimet tona për projektin

Eurodeputetët vijojnë të tregojnë interes për protestën kombëtare që...

“S’shkonin pas Dajtit, por në mes të Tiranës! SHISH e kontrollonte Agasi”/ Denoncimi i Berishës: Vlora me Gysin dreka dhe darka dy herë në...

Kryetari i PD-së, Sali Berisha deklaroi se SHISH drejtohej nga Ergys Agasi, duke marrë spunto kështu dhe nga aksioni i sotëm i SPAK që lëshoi masën ‘arrest shtëpie’ për Vlora Hysenin, kreun e Shërbimit Informativ të Shtetit. Ai tha në një dalje për mediat se Hyseni dhe Ergys Agasi që tashmë është pas hekurave me […]