Mbi 2 ton kokainë kapen në Atlantik, arrestohet edhe një shqiptar në bordin e velierës

Publikuar me datë:

Një operacion i Shërbimit të Mbikëqyrjes Doganore në Spanjë ka çuar në sekuestrimin e më shumë se 2 tonëve kokainë, pas ndalimit të një anijeje me vela në det të hapur. Në kuadër të operacionit janë arrestuar katër anëtarët e ekuipazhit, mes tyre një shtetas shqiptar dhe të paktën dy persona me origjinë nga Amerika e Jugut.

Autoritetet spanjolle e konsiderojnë operacionin si një nga sekuestrimet më të rëndësishme të kryera nga Mbikëqyrja Doganore gjatë vitit të fundit.

Sipas informacioneve të publikuara nga mediat lokale, hetimi ka nisur në Katalonjë dhe më pas autoritetet kanë arritur të lokalizojnë velierën në Atlantik. Për momentin nuk janë bërë publike detaje të tjera mbi mënyrën se si është zhvilluar operacioni apo origjinën e ngarkesës së drogës.

Kjo është anija e dytë e dyshuar për trafik droge e kapur nga “Petrel” gjatë kësaj vere. Në qershor, në një operacion ku morën pjesë edhe autoritete franceze, DEA amerikane, Agjencia Kombëtare e Krimit e Mbretërisë së Bashkuar dhe Frontex, u sekuestrua një tjetër velierë pranë Ishujve Kanarie me rreth 500 kilogramë kokainë të fshehur në kabina.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

SPAK mbyll hetimet për Ervin Matën, akuzohet për trafikimin e 250 kilogramë kokainë

Prokuroria e Posaçme ka përfunduar hetimin dhe ka dërguar...

Vllaznia përforcohet me basketbollistin amerikan Milan Mejia

K.B. Vllaznia ka bërë zyrtare afrimin e basketbollistit amerikan...