Atentati në Sarandë ndaj Artan Myrtajt/ Sekuestrohen 13 gëzhoja në vendngjarje, nis kontrolli i kamerave

Publikuar me datë:

Rreth 13 gëzhoja të kalibrit 9 milimetra janë sekuestruar si provë materiale në vendin e ngjarjes, ndërsa policia ka marrë në pyetje rreth 20 persona qe ndodheshin në zonë në momentin e atentatit ndaj 44 vjeçarit, Artan Myrtaj, ndërkohë që i plagosur mbeti edhe një kalimtar rasti, 73 vjecari Xhevdet Skëndaj.

Vrasja ndodhi mëngjesin e të dielës, 20 shtator, 100 metra larg komisariatit të Sarandës. 44-vjeçari ka qenë duke ecur në këmbë në rrugë, kur dy persona me motor dhe skafandra në kokë kanë qëlluar me armë zjarri, duke e lënë të vdekur në vend.

Hetuesit po kqyrin edhe kamerat e sigurisë në zonë. Një pjesë e tyre jane hapur dhe po analizohen.

Nderkohë kontrollet vijojnë në akset dalëse të Sarandës ku jane ngritur postblloqe.

Një nga pistat që po verifikohet është ajo e një atentati të kryer nga vrasës me pagesë, ndërsa nuk përjashtohet mindësia që vrasja të jetë pjesë e vazhdimit të konfliktit të nisur pas ngjarjes së korrikut të vitit të kaluar, ku u plagosën me armë zjarri Ernest Lama dhe Gëzim Hajdaraj.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Ura e Bunës, ndërhyrjet që nuk zgjasin as dy javë

Gjendja e bazamentit dhe e dërrasave në Urën e...

Zdrale/ Ndryshon mënyra e grumbullimit të mbetjeve: nis mbledhja derë më derë

Një mënyrë e re për grumbullimin e mbetjeve po...

Gjergj Meta fton Papën Leoni XIV në Shqipëri: “E ftova të vijë edhe në Mirditë”

Presidenti i Konferencës Ipeshkvore të Shqipërisë, Imzot Gjergj Meta,...

Çmimi i naftës bie në tregjet ndërkombëtare, por në Shqipëri mbetet ndër më të shtrenjtat në Europë

Çmimet e naftës bruto kanë shënuar rënie për të katërtën ditë radhazi në tregjet ndërkombëtare, ndërsa sinjalet për furnizime më të qëndrueshme kanë zbutur shqetësimet për një ndërprerje të menjëhershme të eksporteve nga Lindja e Mesme. Nafta europiane Brent është tregtuar rreth 101.70 dollarë për fuçi, ndërsa West Texas Intermediate, WTI, rreth 98.20 dollarë. Rënia […]