Të shtunën, Inspektorati Kombëtar për Mbrojtjen e Territorit ndërmorri aksionin për shembjen e katër ndërtesave dykatëshe dhe një strukture plazhi të ndërtuara pa leje përgjatë bregdetit të Borshit, në Bashkinë Himarë.
Po ashtu, në zonën e Llamanit, IKMT prishi disa mure rrethuese të ngritura në kundërshtim me ligjin.
IKMT deklaroi se do të vijojë pa hezitim ndëshkimin e çdo abuzimi në të gjithë vendin.
Ky institucion iu kërkon të gjithë subjekteve dhe qytetarëve që synojnë të ndërtojnë, t’i drejtohen autoriteteve përkatëse për të pajisur me lejet sipas rregullave ligjore.

