Teatri Migjeni paralajmëron publikun: Pas orës 19:00 nuk lejohet hyrja në sallë

Publikuar me datë:

Teatri “Migjeni” në Shkodër ka vendosur një rregull të qartë për spektatorët që do të ndjekin shfaqjen “Shkodra ka plot dashuri!”.

Shfaqja nis në orën 19:00 dhe, me fillimin e saj, dyert e sallës do të mbyllen. Spektatorët që mbërrijnë me vonesë nuk do të lejohen të hyjnë më në sallë, edhe në rast se disponojnë biletë.

Teatri sqaron se kjo masë merret për të shmangur ndërprerjet gjatë shfaqjes dhe për të ruajtur atmosferën e spektaklit, duke respektuar njëkohësisht artistët dhe publikun që ndodhet në sallë.

Për këtë arsye, artdashësit këshillohen të mbërrijnë në teatër përpara orës së nisjes.

“Shkodra ka plot dashuri!” do të ngjitet në skenën e Teatrit “Migjeni” nga data 23 deri më 27 shtator, çdo mbrëmje në orën 19:00.

Shfaqja vjen me regji të Zehrudin Dokles, drejtim muzikor nga Ilir Zoga dhe skenografi të Divni Gushtës, ndërsa premton një kombinim të muzikës, humorit dhe interpretimit skenik.

Rezervimet mund të bëhen në numrin +355 69 408 5466 ose pranë sportelit të teatrit, i cili është i hapur nga ora 09:00 deri në 12:30 dhe nga 17:00 deri në 19:00.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Putin i bën thirrje Evropës: Na lini të jetojmë në paqe, përndryshe do të reagojmë

Presidenti rus, Vladimir Putin, deklaroi se Rusia nuk ushqen...

Autoritetet ruse pretendojnë për sulme kibernetike gjatë zgjedhjeve parlamentare

Zyrtarët rusë njoftuan se sistemet e votimit ishin objektivi...

Google: IA depërtoi në sistemet e tre kompanive gjatë testit të sigurisë

Google ka pranuar se njësia e saj e inteligjencës...