Dënimi i ish-krerëve të UÇK-së me 81 vite burg/ Sala Jashari: Një vendim politik, i padrejtë për Kosovën

Publikuar me datë:

Në një intervistë të dhënë së fundi, deputetja e PDK-së, Sala Jashari, u shpreh lidhur me vendimin e shpallur nga Haga për ish-udhëheqësit e UÇK-së: Hashim Thaçi, Jakup Krasniqi, Rexhep Selimi dhe Kadri Veseli.

Sipas Jasharit, ky vendim përfaqëson një përpjekje për të “rishkruar historinë e Kosovës” dhe ajo shprehu shqetësim të thellë për zhvillimet në Hagë.

Deputetja theksoi rolin e UÇK-së gjatë luftës në Kosovë, duke theksuar se, sipas saj, nuk ka ekzistuar asnjë arsye që të fshihej veprimtaria e kësaj ushtrie.

Ajo gjithashtu u ndal tek përgjegjësia e politikanëve në Kosovë dhe në Shqipëri, duke theksuar që, sipas saj, ekziston një “obligim moral” për të vepruar në raport me këtë çështje.

“Vendimi i Gjykatës po tenton të rishkruajë historinë e Kosovë. Kam shprehur shqetësimin tim, sepse është sikur te jemi kthyer pas. Mua më vjen keq kur e shoh gjeneratë e babait tim përpara syve të mi, dhe shohim që historia nuk ka përfunduar dhe po vazhdohet kjo betejë, sigurisht jo në formën e njëjtë, por përmes gjykimit.

Gjykata ka tentuar që në mënyrë politike të duket sikur të jetë individuale, por këta janë persona që kanë pasur pozita shtetërore dhe jo vetëm. Pasi përfaqësojnë Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës. Por kjo nuk është drejtësi, është vendim politik dhe aspak e drejtë për Kosovën. UÇK nuk ka asgjë për të fshehur populli jonë ka dalë hapur, sepse ne vetëm kemi rezistuar.

Ne si politikanë dhe jo vetëm së bashku me Shqipërinë e kemi obligim moral të punojmë për këtë dhe të mos lejohet të vazhdojë ky gabim. Kam besuar se do të ishte ditë festë. Zgjidha të qëndroj në Prezakin heroik, por pas vendimit kam shkuar në Prishtinë ku u mblodh edhe populli ynë”, tha mes të tjerash ajo.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Teatri Migjeni paralajmëron publikun: Pas orës 19:00 nuk lejohet hyrja në sallë

Teatri “Migjeni” në Shkodër ka vendosur një rregull të...

Autoritetet ruse pretendojnë për sulme kibernetike gjatë zgjedhjeve parlamentare

Zyrtarët rusë njoftuan se sistemet e votimit ishin objektivi...

Google: IA depërtoi në sistemet e tre kompanive gjatë testit të sigurisë

Google ka pranuar se njësia e saj e inteligjencës...