Autoritetet ruse pretendojnë për sulme kibernetike gjatë zgjedhjeve parlamentare

Publikuar me datë:

Zyrtarët rusë njoftuan se sistemet e votimit ishin objektivi i një sulmi kibernetik të shtunën, ndërsa në vend vijonte dita e dytë nga tri ditët e zgjedhjeve për Dumën Shtetërore, dhoma e ulët e parlamentit.

Ella Pamfilova, kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, theksoi se “përpjekjet për të ndërprerë procesin u parandaluan”, mirëpo nuk dha informacione të mëtejshme rreth natyrës së incidentit.

Ministria e Zhvillimit Digjital të Rusisë raportoi gjithashtu për një tentativë sabotimi kundër një linje komunikimi në rajonet pacifike të vendit, por njoftoi se “nuk pati ndërprerje të procesit të votimit”.

Këto zgjedhje parlamentare janë të parat në Rusi që pas nisjes së ofensivës së gjerë ruse në Ukrainë në vitin 2022. Në vitin 2024, Rusia zhvilloi zgjedhjet presidenciale, ku Vladimir Putin fitoi lehtësisht.

Edhe pse Vladimir Putin nuk kandidon në këto zgjedhje parlamentare, Rusia e Bashkuar – partia e mbështetur nga Kremlini – është në garë, si dhe platforma politike e Kremlinit për luftën mbetet në fokus.

Sipas zyrtarëve, deri në mesditën e së shtunës kishin votuar rreth 33 për qind e qytetarëve të regjistruar me të drejtë vote.

Shumica e ekspertëve nuk presin ndryshime të rëndësishme në përbërjen e Dumës me 450 vende, e cila vazhdon të dominohet nga Rusia e Bashkuar, e lidhur fort me pushtetin qëndror.

Për një kohë të gjatë, këshilltarët politikë të Kremlinit kanë ndërhyrë përmes mekanizmave të ndryshëm, duke drejtuar sistemin zgjedhor dhe atë administrativ për t’u siguruar që zgjedhjet të reflektojnë rezultatin e dëshiruar.

Partia Jabloko, me mesazhin e saj kundër luftës, ka tërhequr simpatizantë të rinj; qindra prej tyre u mblodhën në rrugët pranë Gjykatës Supreme të Rusisë, në momentin që kjo e fundit shqyrtonte kërkesën për përjashtimin e partisë nga zgjedhjet.

Lufta në Ukrainë dhe ngadalësimi i ekonomisë vazhdojnë të jenë çështje thelbësore gjatë këtij procesi zgjedhor. Në javët e fundit para votimit, autoritetet hoqën Jablokon nga lista e garuesve, duke përmendur “parregullsi teknike”, në një kohë që retorika e tyre kundër luftës kishte gjetur jehonë të caktuar në shoqëri.

Megjithëse klimës represive që ka kriminalizuar kundërshtimin ndaj luftës, si dhe vështirësive për kryerjen e sondazheve, disa matje të opinionit tregojnë se mbështetja për Putinin dhe për partinë Rusia e Bashkuar ka rënë.

Pak ditë para hapjes së kutive, Putin i drejtoi një apel qytetarëve rusë që të marrin pjesë në votim, duke nënvizuar se “rezultatet do të shërbenin si tregues i mbështetjes për trupat ruse që luftojnë në Ukrainë”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related