Ditën e hënë, 21 shtator, ora 09:00, është njoftuar mbledhja e radhës e Senatit Akademik të UNISHK. Siç ka ndodhur edhe në mbledhjet paraardhëse nën drejtimin e rektores së komanduar Blerta Dragusha, nuk do të ketë prani të mediave, të cilat nuk janë njoftuar për këtë.
Në njoftimin e rendit të ditës për anëtarët e Senatit Akademik, do të ketë vetëm dy pika:
1.Miratimi i kritereve për anëtarë të Bordit të Administrimit,
2. Të ndryshme
Për pikën e parë të rendit të ditës, është përgatitur edhe projektvendimi që do ti paraqitet për shqyrtim e miratim anëtarëve të Senatit Akademik, kritere që mund ti shihni në dokumentin e siguruar nga ShkodraWeb.
Tek pika e dytë, pritet të shqyrtohet një kërkesë e Fakultatit Ekonomik të UNISHK për dhënien “Certifikatë e Mirënjohjes”, ish- pedagoges Albana Kullolli Kastrati, e ndarë nga jeta pas një sëmundje të rëndë disa kohë më parë.
Në të njëjtën pikë do të shqyrtohet edhe një kerkesë e Drejtorisë Juridike për reflektimin e një Udhëzimi në Statutin e UNISHK, ndryshimi i të cilit është kompetencë e Senatit Akademik.
Burimi: ShkodraWeb

