100 mijë euro në kohë rekord/ Lukas nga Shkodra niset drejt Italisë për trajtim, qytetarët i përgjigjen apelit

Publikuar me datë:

Në vetëm pak kohë është arritur të sigurohet shuma prej 100 mijë eurosh, e nevojshme për dërgimin e vogëlushit Lukas në Itali, ku do të vijojë trajtimin mjekësor.

Apeli për ndihmë, i shpërndarë gjerësisht në rrjetet sociale, ka sjellë një reagim të menjëhershëm nga qytetarët. Lajmin për sigurimin e shumës e ka bërë të ditur Elvis Naçi.

Lukas po përballet me një situatë të rëndë shëndetësore që prej lindjes. Aktualisht ai ndodhet në reanimacion dhe është i intubuar, për shkak të problemeve serioze me mushkëritë.

Për familjen Vladaj, kjo shumë e mbledhur në një kohë kaq të shkurtër është një shpresë e madhe në një prej momenteve më të vështira të jetës së tyre.

Tashmë, vogëlushi do të niset drejt Italisë, ku familjarët shpresojnë që trajtimi i specializuar t’i japë mundësinë të përmirësohet dhe të rikthehet pranë motrës dhe vëllait.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Kosovë/ Konfirmohen 7 raste me virusin e Nilit Perëndimor, dy viktima

Shtatë persona në Kosovë janë diagnostikuar me virusin e...

80 doza kokainë në makinë, arrestohen dy të rinj në Laç

Një operacion antidrogë i zhvilluar në Laç ka çuar...