80 doza kokainë në makinë, arrestohen dy të rinj në Laç

Publikuar me datë:

Një operacion antidrogë i zhvilluar në Laç ka çuar në arrestimin e dy të rinjve, të dyshuar për shpërndarje të lëndëve narkotike.

Në kuadër të operacionit të koduar “Destinacioni”, policia arrestoi Gabriel Malasin, 28 vjeç, banues në Lushnjë, dhe Skerdi Kaloçin, 19 vjeç, banues në Tiranë.

Dy të rinjtë u ndaluan në lagjen nr. 6 të Laçit, ndërsa gjatë kontrollit të automjetit ku udhëtonin, efektivët gjetën kokainë të ndarë në 80 doza të veçanta.

Sipas hetimeve paraprake, dyshohet se lënda narkotike sigurohej prej tyre dhe më pas ndahej në doza për t’u shpërndarë në qytetin e Laçit.

Përveç lëndës narkotike, policia sekuestroi edhe automjetin dhe katër telefona celularë, të cilët do t’i nënshtrohen hetimit.

Materialet e rastit i janë dërguar Prokurorisë pranë Gjykatës së Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë për vijimin e procedurave.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Riad/ Alarm për sulme ajrore, raportohen shpërthime në kryeqytetin Saudit

Banorët e Riyadhit në Arabinë Saudite kanë marrë njoftimin se rreziku është kaluar, pasi alarmet për sulme ajrore u aktivizuan në kryeqytet dhe u dëgjuan shpërthime. Sipas BBC, kjo është hera e parë që në Riad bien alarmet që prej intensifikimit të sulmeve nga Houthët dhe shpalljes së embargos detare kundër Arabisë Saudite në korrik. […]

Kosovë/ Konfirmohen 7 raste me virusin e Nilit Perëndimor, dy viktima

Shtatë persona në Kosovë janë diagnostikuar me virusin e...