Prej vitesh në gjendje të keqe, rikonstruktohet shkolla 9-vjeçare “Migjeni” në Pukë

Publikuar me datë:

Shkolla 9-vjeçare “Migjeni” në Pukë është duke u rikonstruktuar me qëllim përmirësimin e kushteve për nxënësit si dhe stafin pedagogjik. Procesi synon të ofrojë një ambient më modern dhe të përshtatshëm për arsimin në këtë institucion.

Punimet në terren u monitoruan nga kryetari i Bashkisë Pukë, Rrok Dodaj, të cilit iu bashkuan zëvendëskryetari Ferit Ringaj dhe inxhinieri përgjegjës për projektin, Lavdrim Brukaj. Ata vizituan kantierin për të parë nga afër zhvillimin dhe cilësinë e ndërhyrjeve të kryera deri më tani.

Me përfundimin e rikonstruksionit, pritet që shkolla “Migjeni” të fitojë një nivel të ri infrastrukture, duke ofruar standarte më të larta për të gjithë komunitetin shkollor.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related