Pazari i Vjetër i Shkodrës, një element kyç i trashëgimisë së qytetit, po merr jetë sërish për vizitorët. Muzeu Kombëtar i Fotografisë “Marubi” ka nisur punën për të krijuar një eksperiencë të re, që do t’u mundësojë të interesuarve të eksplorojnë Pazarin e Shkodrës të shekullit XIX në një mënyrë autentike. Ky projekt mbështetet te imazhet dhe dokumentet historike të arkivit të Muzeut “Marubi”, duke sjellë në fokus rrugët, ndërtesat dhe atmosferën e pazari që sot nuk gjendet më.
Këtë herë, historia e Pazari të Vjetër do të marrë formë të re: ajo do të tejkalojë albumet e vjetra fotografike, duke u kthyer në një përjetim në të cilin publiku mund të “udhëtojë” brenda Shkodrës së dikurshme.
Prezantimi i kësaj përvoje do të nisë në KubFranceShkodra, pranë Muzeut “Marubi”. Në vazhdim, projekti do të shtrihet edhe në rrjetin francez Micro-Folie, duke rikthyer për publikun një Pazar të zhdukur prej vitesh dhe duke ofruar një mundësi unike për të ribashkuar qytetin me një pjesë të çmuar të së kaluarës së tij.

