Familja nga Shkodra kërkon ndihmë për të shpëtuar jetën e vogëlushit Lukas, vetëm 3 javësh

Publikuar me datë:

Që prej ditës së lindjes, vogëlushi ndodhet në një betejë të fortë për jetën. Aktualisht ai është i shtruar në reanimacion, i intubuar, për shkak të problemeve të rënda shëndetësore me mushkëritë.

Gjendja e Lukas është kritike dhe mjekët kanë rekomanduar trajtim jashtë vendit. Për shkak të situatës së tij shëndetësore, transporti duhet të realizohet me avion spitalor, një shpenzim që familja nuk ka mundësi ta përballojë e vetme.

Në këto momente të vështira, prindërit po kërkojnë ndihmën e qytetarëve për t’i dhënë djalit të tyre mundësinë për të marrë trajtimin e nevojshëm.

“Mos më ik, o biri i mamës…”, i thotë nëna e Lukas, ndërsa qëndron pranë të birit dhe lutet që ai të rezistojë.

“Të kam blerë rroba të reja, të kam blerë lodra o bir… Çohu, se të pret motra e vëllai.”

Vladimir Vladaj, avokat në Shkodër dhe pjesë e familjes së vogëlushit, u bën apel qytetarëve që të kontribuojnë dhe ta shpërndajnë këtë thirrje, në mënyrë që ndihma të arrijë sa më shpejt te familja.

Rrobat dhe lodrat që prindërit kishin përgatitur për djalin e tyre ende presin në shtëpi. Shpresa e tyre është që Lukas të mund t’i përdorë, të dalë nga kjo betejë dhe të kthehet pranë motrës dhe vëllait.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Veliaj del nga burgu, shtrohet në një spital privat

Erion Veliaj, kryebashkiaku i Tiranës i cili ndodhet nën...

86 mijë euro për logon e RTSH-së/ Myzyraj: Po kopjon ZDF-në, ndërsa problemet mbeten

Radio Televizioni Shqiptar rikthehet në qendër të debatit, këtë...