Kufizohet qarkullimi në urën e Matit

Publikuar me datë:

Ura e vjetër e Matit i është nënshtruar kufizimit të qarkullimit për automjetet me peshë mbi 13 tonë, pas ndërhyrjes së fundit për të forcuar themelet vetëm disa muaj më parë. Që nga momenti i rihapjes, tek ura janë vendosur shenjat që lejojnë kalimin ekskluzivisht për automjete deri në 13 tonë, por vëzhgimet në terren kanë zbuluar shkelje të përsëritura të këtij kufizimi nga automjetet e tonazhit të lartë.

Për të frenuar këtë fenomen, Autoriteti Rrugor Shqiptar, në bashkëpunim me Policinë Rrugore, ka instaluar barriera prej betoni në të dy skajet e urës, për të bllokuar hyrjen e mjeteve që i tejkalojnë kufijtë e lejuar të peshës. Të gjitha automjetet me peshë mbi 13 tonë do të duhet të ndjekin një rrugë tjetër alternative. ARRSH ka theksuar se ky vendim është marrë për të ruajtur ndërhyrjet e kryera në themele dhe për të siguruar stabilitetin dhe sigurinë afatgjatë të urës, jo për shkak të ndonjë dëmtimi apo problemi të ri në strukturë.

Autoritetet u bëjnë apel shoferëve të respektojnë sinjalistikën dhe kufizimet në fuqi, duke shmangur lëvizjen e mjeteve të rënda mbi urë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Veliaj del nga burgu, shtrohet në një spital privat

Erion Veliaj, kryebashkiaku i Tiranës i cili ndodhet nën...

86 mijë euro për logon e RTSH-së/ Myzyraj: Po kopjon ZDF-në, ndërsa problemet mbeten

Radio Televizioni Shqiptar rikthehet në qendër të debatit, këtë...