Gonzato: Shqipëria s’ka rrugë të shkurtër drejt BE-së, reformat duhet të kenë cilësi dhe bashkëpunim me opozitën dhe qytetarët

Publikuar me datë:

Ambasadori i Bashkimit Evropian në Shqipëri, Silvio Gonzato, deklaroi se integrimi europian i Shqipërisë nuk mund të realizohet me “rrugë të shkurtra”, duke theksuar se reformat duhet të përmbushin standardet e kërkuara nga BE-ja dhe të ndërtohen në bashkëpunim me opozitën dhe qytetarët. Gjatë aktivitetit për çeljen e Javës së Europës, Gonzato u shpreh se Shqipëria, si vend kandidat për anëtarësim në Bashkimin Europian, po investon për një të ardhme më të sigurt dhe më të bashkuar, por paralajmëroi se procesi i integrimit kërkon reforma të thella dhe cilësore.

Nuk mund të ketë rrugë të shkurtra të anëtarësimit, as shmangie të kritereve. Dua të jem i fokusuar në përmbushjen e të gjitha standardeve të Shqipërisë në BE”, deklaroi ambasadori europian.

Ai vuri theksin te forcimi i shtetit të së drejtës, duke e cilësuar atë si investimin më të sigurt për stabilitetin dhe prosperitetin e Shqipërisë dhe të gjithë rajonit.

Forcimi i shtetit të së drejtës në Shqipëri është investimi më i sigurt për stabilitetin dhe prosperitetin e vendit dhe rajonit. Jam i sigurt se Shqipëria ka kapacitetin për ta arritur këtë qëllim”, tha Gonzato.

Ambasadori i BE-së theksoi gjithashtu rëndësinë e sigurisë europiane në kushtet e zhvillimeve gjeopolitike dhe luftës në Ukrainë, duke nënvizuar se Shqipëria ka një rol të rëndësishëm si vend aspirant për t’u bërë pjesë e familjes europiane.

Ne po bëjmë gjithçka që Europa të mbetet një shtyllë e fortë stabiliteti. Siguria e Europës është siguria jonë e përbashkët. Paqja nuk është falas, ajo duhet mbrojtur çdo ditë”, u shpreh ai.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Sulmet alarmojnë Arabinë Saudite, pezullohet transporti përmes naftësjellësit

Arabia Saudite bëri të ditur të premten mbylljen e...

Peka: Gardh për protestuesit në Mal të zi. Janë bllokuar, pretendohet se është kërkesë nga qeveria e Shqipërisë!

Eksperti për Marrëdhëniet Ndërkombëtare, Avenir Peka pretendon se rreth...

Ministria e Mbrojtjes: Pesë vatra aktive zjarresh, asnjë rrezik për zonat e banuara

Ministria e Mbrojtjes bëri bilancin e situatës së zjarreve...

SHBA/ 11-vjeçarja akuzohet për vrasjen e vëllait 15-vjeçar

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Oklahoma të SHBA-së,...