Në ditën kur pritet vendimi ndaj ish-drejtuesve të UÇK-së në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë, ka reaguar edhe Ardit Cylybyli.
Përmes një statusi në rrjetet sociale, Cylybyli shpreh mbështetjen e tij për ish-pjesëtarët e UÇK-së dhe thekson se, pavarësisht vendimit të gjykatës, historia e luftës së Kosovës nuk mund të fshihet.
“Sot mund të dënohen bijtë e Kosovës, por asnjë gjykatë nuk mund ta dënojë lirinë, ta fshijë UÇK-në apo ta përmbysë historinë!”, shkruan ai.
Në reagimin e tij, Cylybyli e cilëson UÇK-në si pjesë të historisë së Kosovës dhe shpreh nderimin për dëshmorët.
“UÇK-ja është pjesë e historisë sonë, dëshmorët janë krenaria jonë dhe Kosova është liria jonë!”, përfundon statusin e tij ai.

