Ardit Cylybyli: “Asnjë gjykatë nuk mund ta dënojë lirinë, ta fshijë UÇK-në apo ta përmbysë historinë”

Publikuar me datë:

Në ditën kur pritet vendimi ndaj ish-drejtuesve të UÇK-së në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë, ka reaguar edhe Ardit Cylybyli.

Përmes një statusi në rrjetet sociale, Cylybyli shpreh mbështetjen e tij për ish-pjesëtarët e UÇK-së dhe thekson se, pavarësisht vendimit të gjykatës, historia e luftës së Kosovës nuk mund të fshihet.

“Sot mund të dënohen bijtë e Kosovës, por asnjë gjykatë nuk mund ta dënojë lirinë, ta fshijë UÇK-në apo ta përmbysë historinë!”, shkruan ai.

Në reagimin e tij, Cylybyli e cilëson UÇK-në si pjesë të historisë së Kosovës dhe shpreh nderimin për dëshmorët.

“UÇK-ja është pjesë e historisë sonë, dëshmorët janë krenaria jonë dhe Kosova është liria jonë!”, përfundon statusin e tij ai.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related