Mirsad Basha: “Në Shkodër, çdo rrugë të çon tek Ermira Teliti”

Publikuar me datë:

Anëtari i Këshillit Bashkiak Shkodër, Mirsad Basha ka reaguar përmes një statusi në rrjetet sociale lidhur me mënyrën se si, sipas tij, po funksionon vendimmarrja në Bashkinë Shkodër, duke vënë në qendër të kritikave shefen e kabinetit, Ermira Teliti.

“Në Shkodër, çdo rrugë të çon tek Ermira Teliti”, shkruan Basha, duke renditur një sërë çështjesh që, sipas tij, lidhen me emrin e Telitit, nga investimet dhe projektet, te emërimet, largimet nga puna, aktivitetet dhe problematikat e ndryshme të qytetit.

Basha ngre pikëpyetje mbi rolin e saj në vendimmarrjen e bashkisë, duke theksuar se Teliti, përveç funksionit si shefe kabineti, është pjesë edhe e bordeve të Biostrajcës dhe Ujësjellësit.

“Edhe sikur të ishte kryetare bashkie, nuk do kishte kaq shumë vendimmarrje në dorë”, shkruan ai, ndërsa i drejtohet drejtpërdrejt kryebashkiakut Benet Beci.

Sipas Bashës, një pjesë e përgjegjësisë për pakënaqësinë e krijuar në qytet i takon mënyrës se si është deleguar vendimmarrja brenda administratës së Bashkisë Shkodër.

“Po a asht normale që nji qytet, i cili votoi Benet Becin, tash me pas ‘firmën’ dhe fjalën kryesisht nga Ermira Teliti?”, shkruan Basha.

Në vijim të reagimit, ai kritikon edhe faktin që Teliti, sipas tij, është me origjinë nga Fieri dhe e konsideron Shkodrën thjesht si vend pune, duke pretenduar se pas orarit zyrtar të punës nuk ka të njëjtin angazhim me problematikat e qytetit.

Në fund, Basha i drejtohet sërish kryebashkiakut Beci me një mesazh të drejtpërdrejtë:

“Benet Beci, na të votuem ty e jo Ermira Telitin. Nëse nuk din me ba punën tande, jep dorëheqjen dhe lene atë në punë. Të paktën, ta dimë kujt me i kërku llogari”.

Pavarësisht gjithë këtyre denoncimeve dhe akuzave të ngritura publikisht, deri më tani nuk ka pasur asnjë reagim nga organet kompetente për verifikimin e pretendimeve ndaj Benet Becit dhe Ermira Telitit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related