Armando Broja po kalon momentin e tij më të vështirë në karrierë, këtë herë në aspektin sportiv. Sulmuesi kuqezi nuk po arrin të lë gjurmë as në Championship, pasi trajneri i Burnley-t nuk e sheh si titullar edhe pse nga ekipi janë larguar pjesa më e madhe e sulmueseve kryesorë. Burnley bëri gjithçka për të shitur Brojën, por gjatë verës nuk erdhi asnjë ofertë e rëndësishme.
Sipas Sky Sport, së fundmi në derën e Burnley-t ka trokitur ekipi i Al Jazira-s. Me sa duket, transferimi i Kristjan Asllanit ka pasur një efekt pozitiv pasi tani klubi nga Emiratet e Bashkuara Arabe kërkon një tjetër futbollit të ekipit përfaqësues.
Burnley është gati të lë të lirë Brojën, edhe në formë huazimi, por vetëm nëse përfshihet një klauzolë që i detyron ta blejnë në fund të këtij sezoni, praktikisht si kontrata që firmosi Asllani. Mbetet për t’u parë nëse Broja do të pranojë këtë ofertë surprizë nga Abu Dhabi.

