Ilir Meta dënon sulmin ndaj Berishës: Protesta tregoi se populli nuk ndalet nga dhuna

Publikuar me datë:

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, reagoi pas protestës së opozitës në Tiranë, duke falënderuar mijëra qytetarë që morën pjesë në marshimin paqësor. Meta akuzoi qeverinë e Edi Rama për dhunë ndaj protestuesve dhe dënoi ashpër, sipas tij, sulmin e policisë ndaj liderit të opozitës, Sali Berisha. Ai theksoi se protesta dëshmoi vendosmërinë e qytetarëve për ndryshim dhe se “populli është i pamposhtur”.

Reagimi i Ilir Metës:

Falenderim të përzemërt për mijëra qytetarë nga mbarë vendi që protestuan me kurajë dhe u përballën në Tiranë me Narkoregjimin e Edi Ramës, që me narkopolicët dhe banditët me uniformë, ushtruan dhunën më të egër ndaj shqiptarëve të lirë.

Marshimi paqësor dëshmoi me zërin më të fortë edhe njëherë sot se populli është sovrani i vetëm dhe i padiskutueshëm dhe as dhuna kafshërore, as banditizmi i narkopolicëve nuk e ndalin dot kurrë Ndryshimin.

Dënoj me ashpërsinë më të madhe sulmin e banditëve me uniformë ndaj liderit të Partisë Demokratike dhe opozitës, Prof. Dr. Sali Berisha dhe që dëshmon qartë panikun shumë të thellë ku është zhytur Edi Rama.

Liria do të triumfojë shumë shpejt sepse populli është i pamposhtur dhe më i vendosur se asnjëherë!

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Berisha kundër rritjes së taksave: Rama po çon drejt falimentimit mijëra biznese, rrezikohen qindra mijëra vende pune!

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka hedhur akuza të reja ndaj qeverisë së Edi Ramës, duke e akuzuar për rritje të barrës fiskale që u kanoset bizneseve shqiptare. Sipas tij, këto ndryshime pritet të çojnë në falimentimin e shumë kompanive dhe humbjen e vendeve të punës. Gjatë një deklarate me video të shpërndarë nga […]

Studentët vijojnë protestën, marshim nga Rruga e Durrësit drejt Kryeministrisë

Një grup protestuesish ka filluar marshimin nga Rruga e...