Pagat e gjyqtarëve rriten me vetëm 0.02%/ Ja si ndryshon koeficienti

Publikuar me datë:

Projektligji për rritjen e pagave të gjyqtarëve dhe prokurorëve ka hyrë në procesin parlamentar.

Komisioni i Ekonomisë e shqyrtoi këtë nismë dhe e miratoi vetëm me votat e 8 anëtarëve të maxhorancës, duke ndjekur versionin e propozuar nga dy deputetët e PS-së.

Drafti i socialistëve parashikon zbatimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese, duke nisur nga përcaktimi i ri i pagës bazë. Edhe pse referenca e ligjit të mëparshëm të rrëzuar nga Gjykata Kushtetuese ruhet, paga bazë përcaktohet përsëri në lidhje me pagën e Presidentit, këtë herë shumëzuar me koeficientin 0.38. Aktualisht, ky koeficient është 0.36, por sipas Gjykatës Kushtetuese, ai nuk përputhej me të drejtat financiare të gjyqtarëve dhe prokurorëve. Sipas llogaritjeve të reja, paga e re nuk do të kalojë 91 për qind të pagës së Presidentit, që qëndron në krye të hierarkisë së pagave në Shqipëri dhe arrin mbi 500 mijë lekë të reja bruto.

Veç pagës bazë, drafti përfshin disa shtesa që varen nga pozicioni ose vjetërsia në punë. Për gjyqtarët e Gjykatës së Lartë dhe Prokurorin e Përgjithshëm, është parashikuar edhe një shtesë për vështirësi pune në masën 80 për qind të pagës bruto fillestare.

Ministria e Financave dhe Ministria e Drejtësisë e kanë mbështetur propozimin, duke argumentuar se plotëson kërkesat e vendimit të Gjykatës Kushtetuese dhe është i përballueshëm nga buxheti i shtetit. Një çështje që pritet të saktësohet më vonë është mënyra e kryerjes së pagesave të prapambetura.

Gjykata Kushtetuese konstatoi se formula aktuale krijon një “ulje të fshehtë të pagave” dhe vendosi që efektet e saj të jenë prapavepruese, duke aplikuar formulën e re që nga 1 prilli 2023. Kjo do të sjellë një kosto shtesë me vlerë rreth 1.5 miliardë lekë. Mbetet ende për t’u përcaktuar nëse këto pagesa do të kryhen menjëherë apo me këste; ABC News ka mësuar se Këshilli i Ministrave ka sugjeruar në Kuvend që shlyerja të bëhet përgjatë 2 viteve.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related