“S’është barrë e madhe! Aq para GJKKO i sekuestron nga krimi çdo vit!”, Rama “shpërthen” ndaj Engert Pëllumbit: Jo, kurrë nuk mund të flasë një gjykatës kështu!

Publikuar me datë:

Kryeministri Edi Rama ka reaguar ashpër përmes një postimi në platformën X lidhur me debatin për pagat e gjyqtarëve dhe kërkesën e tyre për rritje të pagave, duke iu përgjigjur gjyqtarit të Gjykatës së Posaçme të Apelit dhe njëkohësisht kreun e Shoqatës së Gjyqtarëve, Engert Pëllumbi. Ky i fundit në një intervistë për emisionin “Kjo Javë” me Nisida Tufën argumentoi se çështja nuk ka të bëjë me një ngërç teknik apo me mungesë fondesh, por me një vendimmarrje politike të pushtetit ekzekutiv, të cilën ai e konsideron si shkelje të Kushtetutës dhe të dispozitave përkatëse të Kodit Penal.  “Janë aq para sa GJKKO konfiskon çdo vit krimit të organizuar. Nuk është barrë e madhe, për të mos përmendur këtu paratë që shpërdoron ekzekutivi në lidhje me tenderat”, deklaron Pëllumbi.

Rama shprehet se një gjyqtar nuk mund të pretendojë se paratë e mbledhura nga sistemi i drejtësisë i takojnë atij, duke e cilësuar këtë si një tregues të “paditurisë mbi funksionimin e shtetit”. Kryeministri e ka krahasuar këtë situatë me një skenar hipotetik, ku edhe punonjës të tjerë të administratës do të kërkonin të merrnin drejtpërdrejt paratë që mbledhin nga qytetarët.

Rama ngre pyetjen se çfarë do të ndodhte me kategoritë e tjera të administratës dhe shërbimeve publike, nëse një kërkesë e tillë do të pranohej. Në reagimin e tij, Rama ndalet edhe te diferenca e pagave, duke pretenduar se nëse rritja e kërkuar do të pranohej pa ndryshime ligjore, një gjyqtar fillestar do të paguhej disa herë më shumë se një mësues, mjek apo ushtarak.

REAGIMI
Jo, kurrë nuk mund të flasë një gjykatës kështu!

Historia e botës s’e ka parë që gjykatësit të thonë do t’i marrim paratë vetë nga thesari i shtetit se janë tonat dhe kjo “i kemi mbledhur vetë” është një hata më vete për nga shkalla rrëqethëse e paditurisë mbi funksionimin e shtetit.

Le ta imagjinojmë sikur të çohen doganierët e tatimorët, policët e inspektorët dhe të thonë duam paratë që i kemi mbledhur vetë në thesarin e shtetit nga taksat e nga gjobat!

Çfarë mbetet pastaj për mësuesit, mjekët, ushtarakët e plot e plot të tjerë që shërbejnë mijëra detyra të shtetit, për të cilat paguhen nga thesari? Dhe sikur kjo rritje e kërkuar pa ligj të pranohet si fakt i kryer, i bie që krahasimisht me mësuesin, mjekun, ushtarakun, një gjyqtar fillestar të marrë 3.8 herë më shumë ose një pagë 280% më të lartë. Të tjerët më lart nuk i merrni dot as me mend se sa më shumë.

Jo, kurrë nuk mund të flasë një gjykatës kështu!
Historia e botës s’e ka parë që gjykatësit të thonë do t’i marrim paratë vetë nga thesari i shtetit se janë tonat dhe kjo “i kemi mbledhur vetë” është një hata më vete për nga shkalla rrëqethëse e paditurisë mbi funksionimin e shtetit.
Le ta imagjinojmë sikur të çohen doganierët e tatimorët, policët e inspektorët dhe të thonë duam paratë që i kemi mbledhur vetë në thesarin e shtetit nga taksat e nga gjobat!
Çfarë mbetet pastaj për mësuesit, mjekët, ushtarakët e plot e plot të tjerë që shërbejnë mijëra detyra të shtetit, për të cilat paguhen nga thesari?
Dhe sikur kjo rritje e kërkuar pa ligj të pranohet si fakt i kryer, i bie që krahasimisht me mësuesin, mjekun, ushtarakun, një gjyqtar fillestar të marrë 3.8 herë më shumë ose një pagë 280% më të lartë. Të tjerët më lart nuk i merrni dot as me mend se sa më shumë.
— Edi Rama (@ediramaal) September 14, 2026

  • Engert Pëllumbi
  • rama

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related