Denoncimi i ish-kandidates së PD-së/ Mbyllet shkolla e vetme në Muriqan, fëmijët mbeten pa arsim

Publikuar me datë:

Ndërsa sot mijëra nxënës iu rikthyen bankave për nisjen e vitit të ri shkollor, fëmijët e Muriqanit përballen me një realitet krejt tjetër. Shkolla e vetme e zonës është mbyllur, duke lënë nxënësit pa mundësinë për të ndjekur mësimin në vendbanimin e tyre.

Rastin e ka denoncuar ish-kandidatja për deputete e Partisë Demokratike në Shkodër, e cila ngre pikëpyetje mbi vendimin e marrë dhe pasojat që ai mund të ketë për familjet e zonës dhe shpopullimin e Anës së Malit.

Denoncimi i plotë

Skandal në shkollën e Muriqanit: mbyllet shkolla e vetme dhe fëmijët mbesin pa shkollë! Sot të gjithë nisen shkollën përveç femijeve të Muriqanit, ata mbeten pa shkollë, pa arsim, pa të ardhme dhe me prindër që iu shtua edhe një hall më tepër.
Prandaj sot pyetja nuk duhet të jetë:

“Sa nxënës kanë mbetur?”

Pyetja duhet të jetë:

“Çfarë po bëjmë që ata të mos ikin?”

Unë dua një Shkodër ku edhe fëmija i Muriqanit të ketë të njëjtën të drejtë për të ardhmen si fëmija i qytetit.

Muriqani nuk ka nevojë të mbyllë shkollën por, të hapë një kapitull të ri. Unë do të vazhdoj të flas për këtë, sepse shpopullimi nuk është statistikë. Janë shtëpi që mbeten bosh, prindër që largohen, fëmijë që rriten larg vendlindjes.

Bashkia Shkodër dhe Ministria e Arsimit duhet të dalin dhe të japin llogari:

Kush e vendosi mbylljen?
Pse u mor ky vendim?
Çfarë zgjidhjeje iu ofrua Muriqanit?
Dhe çfarë plani ka Bashkia për të ndalur shpopullimin e Anës së Malit?
Kjo është mënyra se si një zonë shpopullohet: jo me një vendim të vetëm, por duke ia hequr njerëzve, një nga një, arsyet për të qëndruar.

Unë nuk dua ta shoh Anën e Malit të zbrazet.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Tabaku: Afera KAYO godet procesin e integrimit, “sistemi Rama” po pengon të ardhmen europiane të Shqipërisë

Deputetja demokrate paralajmëron se procedurat e ndjekura në tenderat...

“I Pavdekshëm!”/ Familjarë dhe kolegë përcjellin sot për në banesën e fundit Giorgos Mazonakis, mijëra njerëz në lot, i japin lamtumirën e fundit me...

Mijëra njerëz janë mbledhur në Kishën e Trinisë së Shenjtë në Nikea për t’i dhënë lamtumirën e fundit këngëtarit të njohur grek Giorgos Mazonakis, i cili ndërroi jetë në moshën 54-vjeçare. Vigjilja publike nisi që të dielën pasdite, ndërsa që prej orës 19:30, kur trupi i këngëtarit mbërriti në kishë, turma e madhe e fansave […]