Shkolla profesionale “Hamdi Bushati” në Shkodër vijon procesin e regjistrimeve për vitin e ri shkollor, me interes të shfaqur nga nxënësit për disa prej profileve që ofrohen.
Drejtoresha e shkollës, Merita Zeneli, bën të ditur se krahas profileve të tjera, interesim është evidentuar edhe për drejtimin ekonomik.
Në fokus këtë vit mbetet edhe kualifikimi i nivelit të pestë për menaxhimin e strukturave akomoduese, një mundësi që u ofrohet të interesuarve edhe gjatë këtij viti.
Regjistrimet pranë shkollës së mesme profesionale “Hamdi Bushati” do të jenë të hapura deri më 30 shtator.

