Sulmohet Kapiteni i Kosovës, denoncohen rastet

Publikuar me datë:

Përfaqësuesit ligjorë të Amir Rrahmanit kanë bërë të ditur se kapiteni i Kosovës është sulmuar dhe kërcënuar nga persona të lidhur me Federatën e Futbollit të Kosovës. Në këto kushte, është parë e arsyeshme të bëhet një denoncim, duke ndjekur kështu çështjen në rrugë ligjore.

Njoftimi i përfaqësuesve ligjor të Rrahmanit:

“Zyra e Avokatëve Hodaj & Partners njofton opinionin publik se ka marrë përsipër përfaqësimin ligjor të kapitenit të Kombëtares së Kosovës, z. Amir Rrahmani, lidhur me çështjet që kanë të bëjnë me sulmet, kërcënimet, fyerjet dhe cenimin e reputacionit të tij nga persona kyq dhe të lidhur brenda Federatës së Futbollit të Kosovës.

Në kuadër të këtij përfaqësimi, tashmë janë ndërmarrë veprimet e para ligjore dhe janë paraqitur pranë organeve të drejtësisë, të mbështetur në prova dhe fakte, ndaj personave përgjegjës që janë identifikuar dhe priten të identifikohen.

Për më shumë se dy vite, kapiteni Rrahmani është përballur me, kërcënime, sulme dhe presione të vazhdueshme. Përkundër kësaj, ai ka zgjedhur që shqetësimet e tij t’i adresojë brenda dhe të mos i bëjë publike, duke vënë interesin e Kombëtares dhe të Kosovës para interesit të tij personal.

Nga ky moment, çështjet që kërkojnë trajtim juridik do të adresohen përmes rrugëve institucionale dhe mbi bazën e provave.

Besojmë se institucionet e drejtësisë do ta thonë fjalën e tyre dhe, si përfaqësues ligjorë të z. Rrahmani, do të ndërmarrim të gjitha veprimet e nevojshme për mbrojtjen e të drejtave, integritetit dhe reputacionit të tij.

Zyra e Avokatëve Hodaj & Partners
Përfaqësues të autorizuar të Amir Rrahmanit”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Universiteti i Shkodrës përgatitet për akreditimin e 41 programeve të studimit

Universiteti i Shkodrës “Luigj Gurakuqi” ka nisur përgatitjet për...

Izraeli vret komandantin e lartë të Hamasit në Gaza

Forcat izraelite njoftuan të premten se kishin eliminuar një...

Zhvatnin qytetarët e BE përmes “call center”/ GJKKO cakton masat e sigurisë për 8 të arrestuarit

Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar...

Hita urdhër vartësve: Intensifikoni punën për goditjen e grupeve kriminale

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor...