Ndërron jetë këngëtari grek Giorgos Mazonakis

Publikuar me datë:

Këngetari grek Giorgos Mazonakis ka ndërruar jetë këtë të mërkurë në Spitalin Elpis. Mësohet se 54-vjeçari humbi jetën pas një arresti kardiak.

Sipas raportimeve të mediave greke, këngëtari kishte pësuar arrest kardiak. Një ndihmës mjekësor i EKAB mbërriti në vendngjarje me motoçikletë dhe menjëherë filloi reanimacionin kardiak.

Brenda pak minutash, ai u mor nga një ambulancë dhe u dërgua në Spitalin Elpis, i cili ishte spitali më i afërt në detyrë. Përpjekjet ishin të pasuksesshme dhe jekët konfirmuan vdekjen e tij.

Giorgos Mazonakis ishte një nga këngëtarët më të njohur të gjeneratës së tij. Ai lindi në mars të vitit 1972 në Nikaia dhe e filloi karrierën e tij profesionale në vitin 1992, në moshën vetëm 20 vjeç. “Savvato”, “Zilevo” dhe “To Gucci Forema” janë disa nga këngët e tij më të njohura edhe për publikun shqiptar.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Hita efektivit në Maliq: “Sakrifica jote nuk do të harrohet. Do jem në krah të çdo punonjësi”

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor...

Malajzi/ Rrëzohet helikopteri, humbin jetën 5 persona

Autoritetet në Malajzi kanë rikuperuar të mërkurën trupat e...