Laprakë/ Zbardhet plagosja e dyfishtë, identifikohet autori i dyshuar

Publikuar me datë:

Brenda 24 orëve është zbardhur autorësia dhe janë sqaruar rrethanat e plagosjes së dyfishtë me armë zjarri që ndodhi mbrëmjen e 8 shtatorit në zonën e Laprakës. Policia ka identifikuar si autor të dyshuar të incidentit shtetasin 36-vjeçar A. K., banues në Tiranë, për të cilin po vazhdojnë përpjekjet për gjetjen dhe arrestimin e tij.

Hetimet kanë nxjerrë në dritë se rreth orës 21:20, A. K. dyshohet se ka shtënë me armë zjarri ndaj dy personave, D. T. dhe B. D., të cilët kanë marrë plagë, ndërsa janë miq me njëri-tjetrin. Sipas dyshimeve, ngjarja është shkaktuar për motive të dobëta dhe autori është larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes me automjetin e tij.

Të dy të plagosurit janë jashtë rrezikut për jetën.

Identifikimi i të dyshuarit është bërë falë veprimeve të shpejta hetimore të ndërmarra nga specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve të Rënda, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3.

Policia është ende në kërkim të 36-vjeçarit për të mundësuar arrestimin e tij.

Materialet hetimore janë referuar Prokurorisë për procedim të mëtejshëm.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related