Plagoset me armë zjarri në Haraçinë, dyshohet se është këngëtari Aziz Murati

Një 48-vjeçar nga Shkupi është plagosur me armë zjarri në orët e para të mëngjesit në hyrje të fshatit Haraçinë.

Ngjarja është regjistruar rreth orës 01:50, kur një automjet është afruar pranë 48-vjeçarit dhe prej tij janë qëlluar disa herë në drejtim të tij. Pas sulmit, personat që ndodheshin në makinë janë larguar nga vendi i ngjarjes.

Sipas informacioneve paraprake të policisë, në automjet ndodheshin dy persona. Njëri prej tyre dyshohet se kishte njohje me të plagosurin.

Policia ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat dhe motivin e ngjarjes, si dhe për identifikimin dhe arrestimin e autorëve.

Ndërkohë, burime të televizionit Alsat bëjnë me dije se i plagosuri dyshohet të jetë këngëtari shqiptar Aziz Murati. Gjendja e tij shëndetësore raportohet të jetë stabile.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

Më të lexuara

Lexo edhe