Një person është gjetur i pajetë në ujërat e Velipojës.
Sipas të dhënave paraprake, bëhet fjalë për një burrë, i dyshuar si shtetas i Kosovës, Seladin Bytyqi 70 vjeç.
Paraprakisht dyshohet se ai mund të ketë pësuar infarkt teksa ndodhej në ujë, duke humbur jetën.
Rrethanat e plota të ngjarjes dhe identiteti i viktimës pritet të bëhen të ditura nga autoritetet.

