Gjendet i mbytur një person në Velipojë, dyshohet se pësoi infarkt

Një person është gjetur i pajetë në ujërat e Velipojës.

Sipas të dhënave paraprake, bëhet fjalë për një burrë, i dyshuar si shtetas i Kosovës, Seladin Bytyqi 70 vjeç.

Paraprakisht dyshohet se ai mund të ketë pësuar infarkt teksa ndodhej në ujë, duke humbur jetën.

Rrethanat e plota të ngjarjes dhe identiteti i viktimës pritet të bëhen të ditura nga autoritetet.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

Më të lexuara

Lexo edhe