Matilda Matija reagon pas dorëheqjes së babait: Një kapitull mbyllet, por historia nuk fshihet

Publikuar me datë:

Dorëheqja e Lazër Matijës nga drejtimi i Vllaznisë së femrave ka sjellë reagime të shumta në Shkodër dhe në opinionin sportiv. Pas më shumë se një dekade në krye të skuadrës kampione, Matija ka vendosur të largohet nga drejtimi i ekipit.

Në mbrëmje ka reaguar edhe vajza e tij, Matilda Matija, e cila mban detyrën e menaxheres së përgjithshme të Vllaznisë. Përmes një postimi në rrjetet sociale, ajo ka shprehur krenarinë për kontributin e të atit dhe rrugëtimin 13-vjeçar të skuadrës.

Matilda e ka përshkruar largimin e të atit jo thjesht si një dorëheqje nga posti, por si përfundimin e një periudhe që ka qenë pjesë e jetës së familjes së tyre.

Ajo thekson se gjatë këtyre viteve familja ka përjetuar nga afër emocionet, fitoret, humbjet dhe sakrificat e Vllaznisë, ndërsa e cilëson bilancin e 13 kampionateve radhazi si një histori që nuk mund të zhbëhet nga një dorëheqje.

Në reagimin e saj, Matija ka falënderuar lojtaret që kanë veshur fanellën kuqeblu, trajnerët, stafin dhe tifozët shkodranë për mbështetjen ndër vite.

Në fund, ajo i drejtohet babait të saj duke i shprehur publikisht krenarinë për gjithçka që ka bërë dhe ka dhënë për skuadrën.

“Një kapitull mbyllet sot, por ajo që është ndërtuar me kaq shumë punë, sakrificë dhe dashuri, nuk mund të fshihet kurrë”, shkruan Matilda Matija.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

SHKODRA E FITUAR NGA PS-ja, POR E QEVERISUR NGA PD-ja?

Në 2023, Benet Beci mori 34.531 vota, ndërsa Bardh Spahia 22.804. Shkodranët votuan. Zgjodhën Becin. Zgjodhën PS-në. Dhe pas shumë vitesh, bashkia kaloi nga e djathta tek socialistët. Por sot, tre vjet më vonë, po ndodh një gjë që të paktën politikisht është skandaloze. Bekim Mema pritet të bëhet nënkryetar i Bashkisë Shkodër. Po, pikërisht […]

Fier/ Tre vatra zjarri ende aktive në Peshtan, Levan dhe Frakull

Situata e zjarreve në Fier është stabilizuar, me autoritetet...

SHBA godet 3 cisterna nafte të lidhura me Iranin, CENTCOM: I paaftësuam dhe shkatërruam

Forcat amerikane kanë sulmuar tre cisterna nafte të lidhura...