Ministri Nufi ndjek nga afër situatën e krijuar nga flakët në Levan

Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi, vizitoi sonte Levanin për t’u njohur nga afër me situatën e krijuar nga zjarri që ka përfshirë zonën.

Nufi është njohur me detaje për mënyrën e përhapjes së zjarrit, kushtet në terren dhe veprimet e ndërmarra nga ekipet e emergjencave me qëllim vendosjen nën kontroll të vatrave si dhe garantimin e sigurisë së banorëve.

Edhe pse flakët vazhdojnë ende të jenë aktive, deri tani nuk ka raportime për rrezik ndaj banesave. Ndërkohë, strukturat e emergjencës mbeten të dislokuara në terren, duke vijuar monitorimin e zhvillimeve.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

Më të lexuara

Lexo edhe