Kryeministri Edi Rama ka bërë të ditur nisjen sot të nismës së re të Partisë Socialiste, “Prania Besnike”, e cila do të zhvillohet çdo të premte në orën 17:00 në të gjithë Shqipërinë.
Rama sqaron se përmes kësaj nisme, synojnë të krijojnë një hapësirë ku qytetarët mund të paraqesin drejtpërdrejt ankesat, shqetësimet dhe kërkesat e tyre, pa praninë e kamerave.
Sipas njoftimit të kryeministrit, “Prania Besnike” nuk do të funksionojë si një mbledhje politike, por si një dëgjesë individuale, me shqetësimet e qytetarëve.
Njoftimi i plotë:
SOT NË 17.00 ka nisur në të gjithë Shqipërinë PRANIA BESNIKE e Partisë Socialiste, e cila do të zhvillohet çdo të premte, në të njëjtën orë dhe të njëjtin vend, GJITHNJË TË PREMTEN NË ORËN 17.00.
Çdo njësi administrative e Shqipërisë zonë urbane sipas brenda qyteteve më të mëdha, do të ketë PRANINË e vet BESNIKE një të premte në muaj.
PRANIA BESNIKE është vend neutral. Hyhet PA KAMERA dhe PA TESËR PARTIE.
NUK ËSHTË MBLEDHJE PO DËGJESË INDIVIDUALE e hallit, ankesës, kërkesës.
MBAN SHËNIM, adreson institucionet zyrzarisht përmes deputetit dhe sigurohet që qytetari merr përgjigje.
Nuk premton zgjidhje, po zotohet se asgjë nuk do të mbetet pa u adresuar dhe askush pa marrë përgjigjen që i takon me ligj e me zakon.
PRANIA BESNIKE të dëgjon dhe BESA të thotë më kontrollo

