Një zjarr në një hotel në Velipojë ka alarmuar pushuesit që ndodheshin brenda godinës.
Kati i 5 i këtij hoteli në rrugën 13 është shkrumbuar nga flakët.
Sipas informacioneve pushuesit që ndodheshin brenda hotelit kanë dalë jashtë ndërsa nuk raportohet për persona të lënduar.
Një zjarrëfikëse që qëndron në Velipojë gjatë sezonit turistik ka mbërritur në vendngjarje dhe ka ndërhyrë menjëherë.
Ndërkohë dy zjarrëfikëse të tjera janë nisur nga Shkodra për të bërë të mundur shuarjen totale të flakëve.
Sipas informacioneve vatra e zjarrit është neutralizuar dhe pjesa tjetër e hotelit nuk rrezikon përhapjen e flakëve dhe djegien e mëtejshme.
Janë ende të paqarta arsyet e këtik zjarri në këtë hotel në Velipojë në rrugën 13, afër zonës së Vilunit.

