Vllaznia ngre alarmin pas dorëheqjes së Lazër Matijës: “Vllaznia e Femrave rrezikon të pushojë së ekzistuari”

KF Vllaznia ka reaguar pas dorëheqjes së Lazër Matijës nga drejtimi i Shoqatës Rajonale të Futbollit Shkodër dhe Klubit të Futbollit të Femrave Vllaznia, duke e cilësuar si një “kambanë alarmi” për të ardhmen e futbollit të femrave.

Në një deklaratë publike, klubi vlerëson kontributin 13-vjeçar të Matijës, nën drejtimin e të cilit Vllaznia e Femrave fitoi titujt kampionë dhe u përfaqësua në arenën europiane, përfshirë përballjet në UEFA Women’s Champions League ndaj skuadrave si Real Madrid, PSG dhe Chelsea.

Vllaznia i kërkon FSHF-së dhe Bashkisë Shkodër ndërhyrje urgjente për të garantuar vazhdimësinë e ekipit, ndërsa apelon edhe për mbështetjen e biznesit dhe institucioneve të tjera.

“Vllaznia e Femrave nuk duhet të lihet të rrezikojë të pushojë së ekzistuari”, thekson klubi, duke e mbyllur deklaratën me mesazhin: “Lazër Matija ndërtoi një histori. Detyra jonë është që ajo histori të vazhdojë.”

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

Më të lexuara

Lexo edhe