Një vit nga ekzekutimi i Kristian Kolës në Shkodër, vrasja ende pa autor

Publikuar me datë:

Ka kaluar një vit nga vrasja e Kristian Kolës në Shkodër, një ngjarje që tronditi qytetin dhe vijon të mbetet e pazbardhur. Autorët e dyshuar nuk janë identifikuar dhe ende nuk ka një version përfundimtar për motivin e krimit.

Kola u qëllua për vdekje rreth orës 22:30, në lagjen “Vasil Shanto”, ndërsa ndodhej jashtë një lokali. Të shtënat krijuan panik në zonën e frekuentuar, ndërsa i riu mbeti i pajetë në trotuar.

Në vendngjarje shkuan forcat e Policisë dhe shërbimet e emergjencës, ndërsa grupi hetimor nisi mbledhjen e provave dhe verifikimin e dëshmive për të rindërtuar dinamikën e atentatit.

Që prej mbrëmjes së 4 shtatorit 2025, hetimet nuk kanë çuar në identifikimin publik të autorit apo autorëve. Edhe rrethanat dhe motivi që qëndrojnë pas ekzekutimit mbeten ende të paqarta.

Pak kohë më parë, drejtuesi i Policisë së Shkodrës e cilësoi dosjen si një nga ngjarjet e vështira për t’u zbardhur, duke iu referuar kompleksitetit të saj.

Një vit më pas, pyetjet mbi vrasjen e Kristian Kolës mbeten ende pa përgjigje: Kush e vrau dhe përse?

Burimi Portali Veriu Sot

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related